Messi pranë rekordit të Maradonas

Lionel Messi është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit të Diego Armando Maradonas përsa i përket golave të shënuar me kombëtaren e Argjentinës. “Pleshti” i Barcelonës shënoi golin e tij të 32 me fanellën albiceleste në ndeshjen e fundit kundër Venezuelës e fituar 3-0 nga djemtë e Alejandro Sabellas dhe i ka të gjitha shanset që në ndeshjen e rradhës për Eleminatoret e Kupës së Botës “Brazil 2014” të barazojë ose të thyejë rekordin e “Pibe de Oro”.

Maradona ka shënuar plot 34 gola me fanellën e Argjentinës dhe goli i fundit është shënuar ndaj Greqisë në Kupën e Botës “USA ’94”.

Kujtojmë që golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën është Gabriel Batistuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button