Majko: Fitoi shqiptaria në Kërçovë

Ish-kryeministri dhe një nga krerët e Partisë Socialiste në Shqipëri, Pandeli Majko ka uruar shqiptarët për fitoren e Kërçovës nga shqiptarët në Maqedoni. 

“Lajme të mira nga Maqedonia. Komuna e Kërçovës u fitua nga Fatmir Dehari. Për herë të parë kjo komunë fitohet nga një shqiptar në zgjedhjet lokale të Maqedonisë. Kjo fitore erdhi falë bashkimit të shqiptarëve edhe gjithë emigrantëve që erdhën dhe votuan nga larg. Fitoi shqiptaria”, theksoi Majko në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Mijëra urime dhe mesazhe përgëzimi kanë vazhduar në rrjetet sociale edhe nga politikanë dhe personalitete shqiptare nga Shqipëria, Kosova si dhe trevat e tjera e diaspora

Lajme të ngjashme

Back to top button