Sela feston në Strugë

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike Shqiptare porsa kanë informuar se sipas të dhënave që kanë, kandidati i tyre në Komunën e Strugës, Zijadn Sela është në avantazh përkundër kandidatit të BDI-së Arben Labënishta , ndërsa thonë se dallimi është dy mijë e 500 vota.

“Strugën nuk e fitova unë, por atë e fituan gjithë shqiptarët, edhe ata që votuan kundër meje të gjithë i ftoj të festojmë së bashku për Strugën shqiptare, ” tha Sela për Portalb. 

Sipas informacioneve zyrtare të cilat vinë nga KSHZ, por edhe nga partitë politike mësohet se kandidati i VMRO-DPMNE se Vlladimir Koçovski ka siguruar diku 11 mijë vota, kandidati i PDSH-së Zijadin Sela ka diku 8500, ndërsa Arben Llabunishti nga BDI ka gjithsej diku 6000 vota.

Nga kjo parti thonë se në avantazh janë edhe në Komunën e Tearcës, me një epërsi më të butë.

Lajme të ngjashme

Back to top button