Mourinho: Nuk kam nevojë për tjetër trofe të LK-së

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk ka nevojë për të fituar një trofe tjetër të Ligës së Kampionëve.

Mourinho tashmë e ka fituar dy herë trofeun me Interin dhe Porton, ndërsa presioni për të është rritur pasi që Real Madridi po e kërkon trofeun e dhjetë. Por, portugezi thotë se ai nuk ka nevojë për një trofe tjetër që të dëshmohet.

“Nuk kam nevojë të dëshmohem. Unë kam fituar dy herë këtë trofe dhe sinqerisht nuk më duhet gjithsesi një trofe i tretë. Si e fitova si jo në fund të këtij sezoni, për mua nuk është dallim i madh. Sidoqoftë, është trofe i vështirë për t’u fituar”, ka thënë Mourinho.

Lajme të ngjashme

Back to top button