Zvicra, vetëm dy pikë larg Shqipërisë

Ëndrra shqiptare për kualifikim në Botërorin 2014 është më e gjallë se kurrë, pasi Zvicra ka nxjerrë vetëm një barazim në udhëtimin e vështirë në Qipro.
Zvicra për të cilën ishin titullar Shaqiri dhe Behrami nuk arriti që të shënojë gol në përballjen e vështirë, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 0-0.

Pas pesë ndeshjeve në Grupin E, Zvicra është lidere me 11 pikë, dy pikë më pak se sa Shqipëria që është në vendin e dytë të tabelës.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e zhvillon në Qemal Stafa ndaj Norvegjisë më 7 qershor, teksa në po të njëjtën ditë Zvicra e pret Qipron.

Nëse Shqipëria e mposht Norvegjinë në qershor dhe Zvicrën në tetor të këtij viti, atëherë me shumë mundësi ëndrra e shqiptarëve për kualifikim në Botërorin Brazili 2014 do të bëhet realitet

Lajme të ngjashme

Back to top button