Sekretet e dashurisë se përhershme

Doza ditore prej katër puthjesh, tre përqafimesh dhe një “te dua”, është e mjaftueshme për lidhje te gjate ka treguar një anketim.

Sipas hulumtimit te publikuar ne portalin Confetti.co.uk, diferenca ideale ne vite ndërmjet partnereve duhet te jete dy vjet e tre muaj, pastaj partneret duhet te kenë se paku dy hobi te njëjtë dhe te kenë marrëdhënie seksuale tri here ne jave.

Janë te publikuara edhe disa sekrete tjera te cilat duhet t’i dije secili çift, ndërsa disa prej tyre janë edhe: dy darka romantike ne muaj, tri here ledhatime brenda javës, se paku dy here ne vit duhet te ketë befasi, një udhëtim jashtë vendit dhe dy udhëtime brenda vendit.

Autoret e kësaj ankete, ku kane marre pjese me shume se 3.000 çifte britanike, këshillojnë qe se paku dy here ne muaj ta kaloni mbrëmjen pa njeri-tjetrin, me qellim qe secili te del me shoqërinë e vet dhe ne këtë mënyrë do te ruhet pavarësia.

Me shume zgjasin ato lidhje kur martesa është bere pas tre vjet e gjysme njohjeje, ndërsa mosha ideale e meshkujve për t’u martuar është mosha 31- vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button