Berisha: Alternativa e Ramës është e gënjeshtërt

“Veç alternativës tonë ka edhe një alternativë tjetër, ajo e Shqipërisë së gënjeshtërt”

Kështu ka deklaruar nga Maminasi i Durrësit, kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të fabrikës së bimëve mjekësore.

Ai ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama për taksën progresive, që sipas kreut të qeverisë është shkatërruese për vendet e punës dhe dekurajim për investimet.

Në fjalën e tij Berisha premtoi krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës si objektivin madhor të qeverisë që ai drejton dhe katërfishimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore.

“Gjithçka për të inkurajuar bizneset. Do të sigurojmë 250 mijë vende pune të reja në katër vitet e ardhshme.Për ndërtimin e hidrocentraleve do të punësohen të paktën 30 mijë persona nga zonat më të thella të vendit Kemi subvencionuar 42 mijë familje fermash në fshat. Do të dyfishojmë grantet dhe kreditë për sektorin bujqësor. Do të krijojmë të paktën 130 mijë vende pune të reja në bujqësi”- vijoi ai, ndërsa bëri një ekspoze të rritjes ekonomike të Shqipërsië falë reformave gjatë qeverisjes së tij.

Fabrika e bimëve mjekësore, e cila u përurua sot është një investim me vlerë 2 milionë euro dhe me një teknologji ndër më të avancuarat./abc news

Lajme të ngjashme

Back to top button