Shqipria e fiton Norvegjin në Oslo

Një lojë e shkëlqyeshme e kombëtares shqiptare ka qenë arsyeja e fitores shumë të rëndësishme që kuq e zinjtë arritën të marrin ndaj skuadrës norvegjeze sonte në Oslo në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin që do të zhvillohet në Brazil.

Futbollistët shqiptarë ishin shumë të diciplinuar në në rolet e tyre, ndërsa ra në sy praqitja fenomenale e portierit Berisha, i cili ishte i pamposhtur në portën shqiptare.

Goli për kombëtaren shqiptare erdhi pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi në mënyrë taktike mes Bulkut dhe Salihit, ku ky i fundit la të pa lëvizur portierin norvegjez dhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Shqipërinë, e cila mposhti norvegjezët me rezultat final 0-1.

Lajme të ngjashme

Back to top button