Bild: Galatasaray kërkon Robben

Pas Wesley Sneijder e Didier Drogba, Galatasaray po mendon të bëjë goditjen e radhës. Siç shkruan e përditshmja gjermane “Bild”, klubi truk dëshiron një tjetër lojtarë të klasit të lartë dhe objektivi është hollandezi i Bayern Munchen, Arjen Robben.

Tulipani, i cili ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2015, duket se është i preferuar i presidentit, Unal Aysal për të vazhduar me revolucionin në skuadrën turke.

Po të shtojmë këtu edhe praninë e mikut të tij Wesley Sneijder në skuadrën e Stambollit, kalimi i Robben në Turqi mund të jetë mëse i mundshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button