Si u njohën çiftet më të famshme në botë

Gjithmonë duken në qejf dhe shumë të dashuruar. Përveç karrierës së suksesshme ata kanë arritur të realizojnë edhe ëndrrat e tyre personale për krijimin e një familje.

Janë të famshëm dhe shumë të zënë, por gjithmonë kanë gjetur kohë për dashurinë, por Kosovapress tregon se si u njohën me njëri-tjetrin disa nga çiftet më të famshme në Hollywood dhe më gjerë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Çifti i famshëm hollivudian u njoh në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005. Në këtë kohë Pitt ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, por pasi takoi Jolie ai nuk mundi t’i hiqte më sytë nga ajo. Gjashtë vjet më vonë ‘Brangelina’ vazhdojnë të mbajnë fort lidhjen së bashku me gjashtë fëmijët e tyre. Po me kërkesë të fëmijëve ata janë fejuar derisa shpeshherë mediat kanë raportuar se pikërisht ky vit është ai kur Angelina do të bëhet nusja e Brad.


Fergie dhe Josh Duhamel
Çifti ishte dashuruar në shikim të parë në “Duhamel’s show” në Las Vegas. Por kjo nuk ishte hera e parë që ata ishin takuar me njëri-tjetrin. Para se dyshja të lidheshin, Fergie kishte lexuar se Duhamel e ëndërronte një jetë me të dhe ëndrra e tij tashmë është realizuar. Ata janë të martuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem
Çifti i bukur spanjoll e kishin mbajtur gjithmonë romancën e tyre të “fshehur”, por ata nuk kishin mundur të qëndronin larg njëri-tjetrit pas xhirimit të filmit “Jamon, Jamon”. Tetë vjet më vonë, Cruz dhe Bardem kishin realizuar një martesë intime në Bahamas, ndërsa tani janë të lumtur me djalin e tyre derisa janë në pritje të fëmijës së dytë.


Jay-Z dhe Beyonce
Çifti i parë në listën e më të famshmëve, ata janë takuar kur Beyonce ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa filluan të dalin bashkë kur ajo mbushi 19 vjet. Jay dhe Bey u martuan dhe tani janë një nga çiftet më me ndikim në botë, dhe janë prindër të vajzës së vogël Blue Ivy.


Victoria dhe David Beckham
Becks për herë të parë e ka parë gruan e tij të ardhshme gjatë një performance në televizion derisa ajo ishte anëtare e grupit Spice Girls. Por ata për herë të parë janë takuar në një ndeshje futbolli në vitin 1997. Të martuar në vitin 1999, ata sot janë një nga çiftet më të njohura që bota ka pasur ndonjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button