Fragmente 7

U ktheva dhe i frikësova zogjtë e vegjël që ishin mbledhur mbi sofër. Gostia kishte mbaruar, njerzit nuk ishin më. S’kishte mbetur asgjë tjetër, vetëm thërrime.

Nxorra nga xhepi një letër të ndrydhur ku dikur kisha shkarravitur vargje. I trazuar, por me shumë kujdes i mblodha thërrimet. Si kujtime. Në letër me vargje.

Lajme të ngjashme

Back to top button