Panairi “Mobilje 2013” do të ketë numër rekord të ekspozuesve

Edicioni i sivjetmë i Panairit ndërkombëtar për mobilje do të mbahet javën e ardhshme në Panairin e Shkupit. Do të prezantohen 160 ekspozues nga vendi dhe jashtë, ndërsa pritet të shtohet edhe numri i vizitorëve.

Panairi do të zhvillohet në shtatë salla të panairit. Sipas drejtorit operativ të projektit Mobilje 2013, Magdalena Hambova, 20 për qind e ekspozuesve janë nga jashtë, ndërsa është karakteristike se nga viti në vit rritet numri i prodhuesve vendorë të mobiljeve, që tregon se ka rritje në këtë degë industriale. Janë të pranishme kompani nga Maqedonia, Kosova, Italia, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Çekia, ndërsa kompanitë nga Turqia do të kenë paraqitje të përbashkët.

Panairi për vizitorët do të jetë i hapur nga 26 marsi deri më 31 mars, ndërsa do të ketë mundësi të shihen trendet më të reja më prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe të ngjashme.
Hambova theksoi se vitin e kaluar këtë manifestim të panairit e kanë vizituar mbi 50.000 vizitorë, ndërsa këtë vit presin të tërheqin numër më të madh të vizitorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button