Disa arsye pse ju dhemb shpina

Zakonisht kur ankohemi nga dhembjet e ndryshme trupore, ia hedhim fajin punës, por nuk e kuptojmë se ato shkaktohen nga mënyra e gabuar e të ndenjurit ulur ose në këmbë.

Specialistët që mbulojnë këtë sektor japin këshilla për parandalimin e dhembjeve që vijnë prej tyre. Pjesa kërcitëse e këmbëve, dhembjet e shpinës, kërcitja e nofullave, dhembja e pakuptueshme e kokës, e gjunjëve, mund të shkaktohen nga çekuilibri në mënyrën e të qëndruarit në këmbë dhe nënshtrimi i forcës së rëndesës. Sipas teorive neurofiziologjike më moderne, mënyra e qëndrimit është përcaktuar nga një aktivizim i përgjithshëm i muskujve dhe nervave, që merr formë minutë pas minute nga forca që i nënshtrohen asaj së rëndesës, kushteve të jashtme, reagimeve psikologjike të secilit prej nesh dhe faktorëve të tjerë.

Dihet se nuk ekziston një mënyrë qëndrimi ideale, se për vetë natyrën e saj është dhe duhet të jetë dinamike, e ndryshueshme. Mënyra e të qëndruarit ndikohet nga gjendja psikologjike e personit. Për këtë arsye nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh se cila është arsyeja e vërtetë e humbjes së harmonisë. Humbja e ekuilibrit të duhur nuk shkaktohet kurrë vetëm nga sjellje jokorrekte, si për shembull mënyra e të qëndruarit ulur para një kompjuteri. Në fakt, në këto raste, janë të mjaftueshme disa detaje të rëndësishme, si vendosja e një karrigeje të përshtatshme, apo një aktivitet i rregullt fizik për të kaluar dhembjet që mund të shtohen, duke pasur një qëndrim jokorrekt.

Dhembjet mund të shkaktohen edhe nga dëmtimi i ndonjë prej organeve që kontribuojnë në mbajtjen e pozicionit të duhur, e nëse diçka e tillë ndodh, atëherë mund të ndërhyjnë specialistët.

Ekziston gjithashtu mundësia që dhembjet të varen nga ndonjë patologji specifike lokale që modifikon strukturën dhe ndryshon qëndrimin e zakonshëm.

Andaj nëse dëshironi që të mos keni më probleme dhe dhimbje, duhet të keni parasysh se si qëndroni ulur, si rrini në këmbë dhe keni parasysh këshillat e lartpërmendura.

Lajme të ngjashme

Back to top button