Për cilin do të votojnë qytetarët e Gostivarit ?

Në zgjedhjet lokale të së dielës, qytetarët e Gostivarit dhe vendbanimeve që grathojnë brenda kufijve administrative të Komunës së Gostivarit, do tu drejtohen kutive të votimit me një bindje paraprake se për cilin kandidatë do të votojnë. Në bllokun politik shqiptar garojnë tre kandidatë. Rufi Osmani nën siglën e partisë që i prinë (RDK), Nevzat Bejta me ngjyrën e kaltër (BDI), si dhe Miat Sadiku si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare. Po cili është opinioni i qytetarëve të Gostivarit në vigjilje të ditës zgjedhore, dhe çfarë vlerësimesh kanë ato për kandidatët e sipërpërmendur.

Miat Sadiku, një individ që më herët nuk ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në politikë. Një qytetar i Gostivarit me bagazh jo të rënduar me fenomene negative individuale. I sjellshëm, korrekt, dhe mbi gjitha një njeri me principe fetare. Përvoja e tij profesionale përshkruhet pozitive. Ka qenë në marrëdhënie pune nëpër organizata të ndryshme të jashtme me mision në Maqedoni. Por, për fat të keq gara e tij për kryetar komune vështirësohet tej mase nga shkaku se rivalët e tij që në start të kampanjës zgjedhore u futën me një bagazh të krijuar politik. Çdo respekt ndaj tij, por letërnjoftimi i  tij për pjesën dërmuese të banorëve të Gostivarit u bë i njohur pikërisht nga koha kur ai mori mbi supe garën për kryetar të Gostivarit. Përshtypja e përgjithshme e opinionit aludon në pozicionet e pabarabarta të tij kundrejt rivalëve të tjerë. Kjo për shumë arsye e dimensione të tjera. “Është njeri shumë i mirë, por kandidatura e tij ngelet në hije”, kjo  është përshtypja e përgjithshme në mesin e gostivarasve. 

Nevzat Bejta, një person publik të paktën në tre dekadat e kaluara. Karrierën e ngriti si mësimdhënës i historisë në Gjimnazin e Gostivarit. Nga viti 2002 u inkuadrua në politikë,  vit ky kur dhe zgjidhjet deputet në Parlamentin e Maqedonisë. Bejta edhe më herët kishte qenë pjesëmarrës në politikë por në nivel lokal. Postin më të lartë e kishte pasur këshilltar komunal nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare. Pra ambicie për politikën ka pasur që nga vitit 1990 me krijimin e subjektit të parë shqiptar. Në vitin 2005 i futet garës për Gostivar të cilën edhe e fiton duke qenë në rivalitet me dy kandidatë shqiptarë, njëri nga radhët e partisë së Menduh Thaçit, dhe tjetri i pavarur. Por cilat ishin vlerat që ai la pas vetës në mandatin e parë, që të garon pas katër vitesh edhe për një mandat tjetër përball rivalit që në vitin 2009 i kishte humbur zgjedhjet. Dhjetëra objekte shumëkatëshe banimi të ndërtuara pa leje. Disa nga ato edhe në hapësira të uzurpuara publike dhe në pjesën qendrore të qytetit. Rrënimi i mbi 1.000 objekteve të ndryshme me dhe pa leje ndërtimi. Pronarët e disa prej këtyre objekteve tashmë fitojnë lëndët në gjyq dhe po dëmshpërblehen nga komuna. Këtu përfshihet edhe arkëtimi i avansve për komunalet për shumë objekte të ndërtuara paleje dhe për të cilat nuk kishte pasur ndonjë justifikim dhe mbulesë ligjore. Pronarëve tani nuk u pranohen avanset, ndërsa fajtori dihet te kush është.

Politikat e shtrënguara për taksistët si një kategori sociale buzë greminës, duke detyruar ato të lyejnë automjetet e tyre me ngjyrë të veçantë dhe me kosto deri 500 euro, dhe duke kërkuar nga ato pajisjen me licencat e posaçme për punë. Arkëtimi i taksave dhe tatimeve komunale në përqindje minimale (jo më shumë se 20 për qind), por që qytetarëve nuk u kishte ndihmuar aspak me këtë qasje, nga shkaku se ajo llogaritej si borxh ndaj komunës, dhe herët a vonë do të detyroheshin t’i shlyejnë si një obligim ligjor. Spastrimi i administratës komunale dhe institucioneve të tjera në nivel komunal nga njerëzit e partisë që më herët kishte qeverisur me Komunën, pra Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Disa nga ato tashmë janë kthyer sërish në punë pasi kishin fituar lëndët në gjyq. Diskriminimi në sektorin privat (ndërtimtari, transport) duke krijuar monopole ekonomike. Ishte një firmë që ndërtonte dhe rrënonte në Gostivar, ishte një firmë që merrej me transportin e nxënësve, ishin vetëm nga një firmë për çdo lloji profili. Një firmë që merrej me montimin e hekurave, një firmë ku furnizohej lënda djegëse, dhe ngjashëm. Për mandatin katërvjeçar të Nevzat Bejtës, ka edhe shumëçka për të folur…

Rufi Osmani, prezantimi për biografinë e tij do të ishte i tepërt. Për punët nga menaxhimi komunal, po ashtu është e tepër të thuhet. Fjalën e vete e thanë institucionet ndërkombëtare me mirënjohje, certifikata, raportuan media… Për Rufi Osmanin nuk u fol përditshmëria e tij në punë. Rufi Osmani për katër vitesh mandat, mëngjesin e hëngër në kuzhinën popullore karshi komunës, dilte nga komuna pa shoqërues, lëvizte rrugëve të qytetit lirshëm dhe nuk kishte nevojë të mbajë ndonjë revole në brez. Nuk krijojë armiq. Veturën zyrtare e drejtonte vet, dhe nuk kishte nevojë për shofer e truproje. 

Rufi Osmani nuk e kishte problem të hynë edhe në një shtëpi rome për të ofruar ndihmën e komunës për një fëmijë të sëmurë me anomali në zemër. Të përqafonte atë fëmijë dhe t’i shtërngonte duart. Rufi Osmani nuk e kishte problem të viziton edhe shumë familje të tjera sociale, të pijë kafe e të dëgjojë hallet e tyre. Rufi Osmani nuk e pati kompleks të ndaloi rrugës e të përshëndesë persona me handikap. Rufi Osmani kur e deshi nevoja dilte vet në terren dhe ballafaqohej me policinë për të zhbllokuar punët ndërtimore që mundohej t’i pengonte policia. Rufi Osmani u gjet edhe në mesin e protestuesve për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar, u gjet edhe në mesin e protestuesve që bllokonin rrugën për tek deponia Rusino, dhe kudo ku e kërkonte nevoja.

Rufi Osmani zyrën e vete e shndërroi në sportel ku qytetarët do të drejtoheshin për të qarë hallet.Në kolltukun e kryetarit komunës u ulën edhe fëmijët rom sa herë që vinin për të vizituar komunën në ditën ndërkombëtare të tyre. Aty hyri edhe pensionisti, sportisti, artisti, ndërtimtari, taksisti, invalidi dhe kushdo që kërkoi një gjë të tillë. Më se katër rrugë që kishin ngel pengje të kontesteve pronësore juridike, u zgjeruan dhe u asfaltuan. Në të gjitha rastet, pronarët lëre që hoqën dorë nga prona e tyre duke e vënë në shërbim publik, por as që kërkuan kompensimin. Ato e hapën zemrën e tyre, ngase nga ato një gjë të tillë e kërkoi njeriu qëllimmirë. Më herët të njëjtët pronarë kishin kontestuar çdo bashkëpunim me drejtuesit komunal, madje edhe me forcë kishin dal në mbrojte të pronës së tyre.

Rufi Osmani u has në xhami, inaugurime të ndryshme, duke ndjekur ndeshjet e klubit të Gostivarit në stadium, dhe çdo kund ku ishte e nevojshme dhe njerëzore që të ishte.

Më 24 mars, qytetarët e Gostivarit do tu drejtohen kutive të votimit me një bindje paraprake se për cilin kandidatë do të votojnë, ato e dijnë më së miri…

 

Lajme të ngjashme

Back to top button