Topi: Nuk bëjmë aleancë me PS-në dhe PD-në; Berisha është një i sëmurë kronik

Kreu i partisë  Fryma e Re Demokrate, Bamir Topi ka hedhur poshtë  çdo dyshim për aleancë me dy partitë e vjetra. Ish-presidenti Bamir Topi ka mbledhur sot krerët e partisë nga rrethet, ku po diskutohet për zgjedhjen e kandidaturave. 

“Dikush do thotë se ju e keni vendosur, jo ne nuk mund të vendosim asgjë brenda zyrave dhe me një rreth të ngushtë personash. E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra, për çdo aleance tjetër do jete komunikim i brendshëm dhe kolegjialitet i plotë dhe jo vetëm i një individi. FRD-ja për zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si formacion i plotë politik në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Së dyti ne jemi në zbatim të detyrimit për pjesëmarrjen e grave në lista, por e kemi pjesë të filozofisë sonë se nuk i referohemi 30%, madje e vlerësojnë figurën e gruas që përbën 50% të shoqërisë, jo vetëm për numrin por dhe rolin që ka. FRD-ja do jetë parti e hapur ku aksesi për zonjat do jetë më i mirë se partitë e tjera”, tha Topi. 

Sulmet ndaj Berishë: Do të  manipulojë zgjedhjet

Kreu i FRD-së gjatë takimit me krerët e rretheve nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha, për sulme ndaj mediave të liria, kontroll të pushtetit vendor, presionet në administratë dhe manipulim të zgjedhjeve. Topi e cilësoi kryeministrin si një person të sëmurë kronik që ka si diagnozë manipulimin e votave. 

“Është një njeri që vuan nga një sëmundje që i përsëritet, manipulon zgjedhjet. Dhe të gjithë ata sharlatanë dhe shërbëtor dhe dalin në studio dhe krijojnë një imazh iluziv me shifrat, janë këto që bëjnë që shqiptarët të mos habiten kur të dalë rezultati”,- u shpreh Topi. 

Përmbytjet në vend sidomos në qarkun e Shkodrës kanë qenë objekt i sulmeve të Topit ndaj Berishës. 

“Vijon të dëgjoj projekte për energjinë e parë ku janë premtimet para 8 viteve, keni parë një mulli me erë qoftë dhe 1 të vetëm, nuk na mbetet që tjetër ta krahasojmë me personazhin e Servantesit. Shqiptarët janë duruar të durojnë, por këtë fyerje që detyron të çojnë 2 gishta lart se janë përmbytur për të pestën herë dhe shkon një ministror injorant dhe i thotë do të kalojë. T’i thuash shkodranëve mos u mërzitni ndërkohë që s’ke paraqitur projekte për thellimin e Bunës, më vjen keq që do përsëris vetën, por do them shprehjen e Koperfildit, të shfaq iluzivisht urën por urë nuk ka”,- tha kreu i FRD-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button