Rikthehet Abidal

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal, ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore dhe është rikthyer për të luajtur në fushat e gjelbëra.

Mbrojtësi 33-vjeçar u aktivizua në një ndeshje miqësore të Barcelonës B kundër skuadrës franceze, Istres dhe arriti të bindë me formën e tij.

“Jam shumë i lumtur. Më kishte munguar futbolli dhe u argëtova pa masë. Kam punuar gjatë këtyre kohëve me një dëshirë të madhe dhe kjo më ka ndihmuar që të jem kaq shpejt në formë të mirë fizike”, deklaroi francezi. Në ndeshjen ndaj Celta Vigos, Abidal pritet të luajë nën urdhrat e Jordi Rouras. 

Lajme të ngjashme

Back to top button