Thaçi e Daçiç nisen me aeroplanin e njëjtë në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç janë nisur sot nga Brukseli për në New York ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas raporteve nga Brukseli ata kanë udhëtuar më aeroplan të njëjtë.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Chaterine Ashton ka konfirmuar që sot herët në mëngjes Thaçi dhe Daçiç janë nisur bashkë për në New York, transmeton KP.

Thaçi dhe Daçiç mbrëmë, për herë të parë, që kur ka filluar dialogu, kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas përfundimit të raundit të shtatë të bisedimeve. Që të dy kanë deklaruar se marrëveshja nuk është arritur por se janë bërë përparime.

Zyrtarët evropian këtë gjest si dhe udhëtimin e përbashkët për në New York e kanë komentuar si hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raportojnë mediat serbe. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button