Ja pse është e rëndësishme kafeja

Sipas disa kërkimeve të fundit hulumtuesit australianë thonë se shoferët që ngasin makinën me një distancë të largët apo shoferët e kamionëve që transportojnë gjëra të ndryshme në një distancë të largët dhe që konsumojnë kafe gjatë vozitjes kanë më pak aksidente.

Shkencëtarët australianë gjatë kërkimeve në këtë aspekt kanë krahasuar 530 shoferë të kamionëve që kohët e fundit kanë pasur ndonjë aksident rrugorë me 517 prej tyre që nuk kanë pësuar ndonjë aksident kohëve të fundit.

Krahasimi i atyre që kanë pirë pije që përmbajnë kafeinë me ata që nuk kanë konsumuar kafeinë ka qenë i dukshëm sepse ata që kanë pirë pije me përmbajtje të kafeinës kanë qenë më pak të ekspozuar ndaj përplasjeve me ata që e kanë bërë të kundërtën.

Kjo ndoshta arsyetohet sepse pijet me përmbajtje kafeinë janë stimulues dhe rrisin inteligjencën afatshkurtër, thotë raportet kërkimore.

Edhe pse ekspertët e sigurisë rrugore thonë se kafeina nuk është zëvendësim për gjumë, nga studimi është dalë se 63 për qind të shoferëve e përdorin kafeinën që ta mënjanojnë gjumin gjatë vozitjes dhe suksesi është evident në mënyrë pozitive me shoferët të cilët nuk e përdorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button