Kosovë, Plagoset një shqiptar nga policia serbe (VIDEO)

Është plagosur një shqiptar nga policia serbe në Metehi të Podujevës, mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë dhe gjoks nga burimet e Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e vonshme të mërkurës.

“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë … dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për gazetarin e Indeksonline.

I plagosuri i cili është nga fshati Metehi të Podujevës, thotë se plagosja ka ndodhur në fshatin Pozharec.

Ndërkaq Policia e Kosovës e pohojnë plagosjen por nuk kanë ende të dyshuar për veprën. 

“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani për Indeksonline. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button