Filloi raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë-Serbi

ë Bruksel, ka nisur raundi i shtatë i dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, konfirmon Maja Kocijançiq, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Kethrin Eshton.

“Momentalisht, përfaqësuesja e lartë Eshton po flet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryeministrin serb Ivica Daçiq”, ka thënë ajo.

Çështja, e cila dominon bisedimet Thaçi-Daçiq, është ajo e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Palët kanë mosmarrëveshje rreth kompetencave që do të kishte ky mekanizëm. Beogradi këmbëngul në përgjegjësi legjislative dhe ekzekutive, ndërsa Prishtina i kundërshton fuqishëm ato.

Ditë më parë, baronesha Eshton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Mendoj se është e mundur të arrijnë marrëveshje. A janë të gatshme ose jo, do të varet prej asaj se a do të gjejmë mënyra për t’i tejkaluar disa probleme të vështira që ato kanë”, deklaroi Eshton.

Siç kanë thënë burimet diplomatike për agjencinë Beta, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka folur edhe me zyrtarin e lartë amerikan, Philip Reeker, për zgjidhjet e mundshme, e kryesisht për kompetencat ekzekutive të asociacionit të komunave serbe në Kosovë, në të cilat po insiston pala serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button