Berisha, PR-së dhe PDK-së: Bashkohuni dhe do jemi aleatë

Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha iu ka ofruar ditët e fundit liderëve të partive tradicionale aleate me PD-në dhe jo vetëm, që të hyjnë në listat e kandidimit të PD-së por me një kusht që të shkrijnë partitë e tyre.

Burime të brendshme nga selia ‘blu’ dhe stafi personal i Kryeministrit Berisha bën me dije se, kryetari i PDsë i ka ofruar krerëve të PR-së, PDK-së. PLL-së dhe LZHK-së të vendosë emrin e tyre në listat e demokratëve për zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim që të sigurojnë mandatin e deputetit në Parlamentin e ardhëm.

Po të njëjtat burime sqarojnë se kjo është shoqëruar me një kusht, i cili është shkrirja e partive të mësipërme ose heqja e logove të tyre nga fleta e votimit duke bërë të mundur që koalicioni të dalë në zgjedhje vetëm me një logo atë të PD-së. Gazeta “Shekulli”, kontaktoi me disa prej aleatëve të PD-së, si Dashamir Shehi i LZHK-së.

Nard Ndoka i PDK ë dhe kreun e Aleancës Demokratike, Zef Bushati i cili nuk është pjesë e koalicionit dhe nuk ka marrë asnjë ofertë nga Kryeministri Berisha për të qenë pjesë e këtij koalicioni. Kreu i LZHK-së, Shehi sqaron për gazetën ‘Shekulli’ se, “nuk është e vërtet një ofertë e tillë. Nuk do të ishte një ide e keqe por për LZHK-në nuk është e pranueshme të shkrihet partia”, ka deklaruar Shehi. Një tjetër aleat, kreu i PDK-së Nard Ndoka deklaron se: “Nuk ka asgjë të vërtet mbi këtë ofertë. Ne kemi alternativën tonë politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button