Kërçovës i shtohen të paktën 300 votues, shqiptarët heshtin

Derisa në opinion shtohen zërat se një numër i madh i qytetarëve maqedonas po pajisjen me dokumentacione në Shkup dhe Kërçovë, me qëllim të rritjes së jehonës votuese, nga partia shqiptare si duket nuk duan të komentojnë.

Portalb tentoi të kontaktojë Bujar Osmanin zëdhënës i BDI-së dhe Abdylaqim Ademin sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, nuk arriti.

Lidhur me këtë çështje nuk arritëm kontakt as me PDSH-në e Menduh Thaçit.

Ka reaguar RDK-ja e Rufi Osmanit. Me këtë gjest të kryeministrit edhe një herë dëshmohet pafuqia e shqiptarëve në qeverisje, dhe diskriminimi i skajshëm që në vazhdimësi u bëhet shqiptarëve, tha Artan Dika i RDK-së.

‘Këto informacione janë vazhdimësi e praktikave të njohura, dhe kjo është edhe një shenjë e diskriminimit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve. Nga njëra anë kemi shqiptarë që me dekada jetojnë bile edhe kanë lindur në Maqedoni dhe u mohohet nënshtetësia, ndërkohë që personave që deklarohen maqedonas etnik nga Shqipëria, Bullgaria apo Greqia… u jepen shtetësi. Kjo tregon mjerimin e përfaqësuesve shqiptarë në pushtet’ tha Dika.

Ndryshe, për 333 është rritur numri i votuesve në Komunën e Kërçovës, kështu thotë Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Maqedoni.

‘Mbi 1700 votues qytetar të gjithë Maqedonisë, prej tyre 333 paraqitës për të drejtë vote në Komunën e Kërçovës, dhe mbi 350 në Komunën e Prilepit, deri në afatin e përcaktuar janë pajisur me dokumentacione dhe kanë fituar të drejtën e votës. Për të tjerat Komuna numri ka qenë më i ulët, nga gjithë kjo nuk mund të themi në Kërçovë personat në fjalë a kanë qenë shqiptarë apo maqedonas’ tha Jakupi.

Jakupi gjithashtu tha se afati për përcaktimin e numrit të votuesve ka përfunduar më 24 shkurt, kur edhe ka qenë dita e fundit kur qytetarët kanë pasur mundësi që të bëjnë kërkesat dhe të mund të jenë pjesë e regjistrit zgjedhor nëse i plotësojnë kriteret./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button