Jakimovski pengon mbajtjen e tubimit të LSDM-së në Karposh

LSDM-ja e dënon aktin jocivilizues të kandidatit të Partisë përparimtare serbe, Stevço Jakimovski, i cili edhe përkundër kërkesës së rregullt nga ana e LSDM-së nuk lejoi mbajtjen e tubimit të LSDM-së dhe të “Bashkimit për ardhmëri” në terrenin sportiv në lagjen Karposh 1.

“Edhe përkundër kërkesës së rregullt, të dorëzuar që para shtatë ditësh, gjatë ditës së djeshme, vetëm dy ditë para tubimit të planifikuar të Bashkimit për ardhmëri, jemi të informuar se kandidati i Partisë përparimtare serbe nuk lejon që opozita të mbajë tubim në Karposh, ku do t’i prezantojë kandidatët e saj.

“Aduti i ri i kryeministrit dhe kandidati rezerv i VMRO-DPMNE-së në Karposh tashmë sillet si Nikolla Gruevski. Është e qartë se frika e Jakimovskit, e cila aspak nuk na befasoi, është aq e madhe sa që përpiqet në të gjitha mënyrat ta pengojë fushatën e opozitës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button