Labënishti takime me qytetarë dhe rininë e Dollogozhdës

Kandidati i BDi-së për komunën e Strugës dje ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznesmenë të qytetit të Strugës, ku ka diskutuar lidhur me problemet dhe hallet e tyre si dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Labënishti u takua me rininë e fshatit Dollogozhdë me çka ai ju shpalosi atyre planet dhe idet e tija për komunën e Strugës, për Dollogozhdën në veçanti si dhe programin e tij lidhur me rininë.

Labënishti përsëriti qëndrimin e tij para dollogozhdarëve se rinia është prioritet në agjendën e tij dhe u premtoj se me ardhjen e tij në krye të komunës së Strugës hapësirat vepruese të rinisë do të shtohen. 

Kandidati i BDI-së për Strugën sot do të qëndrojë në fshatrat Dobovjan dhe Tatesh./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button