Podgorca mirpret Selën me flamuj kombëtar

Mes flamujve kuq e zi dhe një numri të madh simpatizantësh është shoqëruar qëndrimi i Ziadin Selës në fshatrat Podgorcë, Oktis dhe Borovec. Banorët e Podgorcës me në pritje entuziaste duke ju falenderuar Selës për mbështetjen që ju ka dhënë veçanërisht për mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në këtë rajon kanë debatuar lidhur me shqetësimet dhe nevojat e popullatës të kësaj ane.

Probleme të shumta tangojnë këto banorë, duke filluar nga asfaltimi i rrugëve, rregullimi i sistemit të kanalizimit dhe lidhja me kolektorin, pasi deri sot ujërat e zeza derdhen në fushë, meremetimi i objekteve shkollore, rregullimi i hapësirave të tregjeve, gjegjësisht mbulimi i tyre, pastrimi i përrenjve dhe lumenjëve që kalojnë pranë këtyre fshatrave, e shumë të tjera. Të gjitha këto, Sela i ka paraparë në Programin e tij qeverisës, të cilin ua ka dorëzuar banorëve.

Në takimet me qytetarët e kësaj ane, përveç bisedave në lidhje me ofertën e Selës dhe problemet e banorëve, nuk munguan edhe tema të karakterit politik, gjegjësisht për ngjarjet e fundit politike në komunën e Strugës. Sela me banorët e Podgorcës në veçanti elaboroi problemin në lidhje me mbyllejn e paraleleve në gjuhën shqipe në këtë fshat, problem që prej më shumë se 3 vite nuk arrin zgjidhje nga pushteti aktual.<

Ne do ti qasemi me seriozitet të lartë kësaj pune dhe ju garantoj se shumë shpejtë do ta zgjidhim këtë problem. çdo fëmijë ka të drejtë të mësojë në gjuhën e vet amtare, askujt nuk mund ti mohoet një gjë e tillë. Askush nuk ka të drejtë t’i imponojë dikujt ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Është mëkat i madh, që femijët e vegjël të udhëtojnë disa kilometra larg shkollës së tyre për të mësuar gjuhën e tyre, vetëm e vetëm për kapriçot politike të dikujt. Nuk bëhet politikë me fatin e fëmijëve të vegjël, aq më shumë lojëra të këtilla të fëlliqura.” – theksoi Sela para banorëve të Podgorcës.

Garancë e vetme, për zgjidhjen e halleve të këtyre banorëve, sipas Selës, është mbështetja e kandidaturës së tij, dalja sa më massive në ditën e votimit duke rrethuar numrin 22.

]

Lajme të ngjashme

Back to top button