Lodhje nga pranvera? 5 këshilla të vlefshme

Ditët bëhen më të gjata, temperaturat zbuten, humori përmirësohet, por fiziku gjithnjë e më shpesh është më i lodhur. “Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi. Të gjitha simptomat ekspertët i quajnë “lodhje pranverore” ose “sindroma letargjike”, një sëmundje e lehtë për shkak të kalimit të të ftohtit të dimrit (dhe nga viruset e gripit)të ngrohjes dhe të aktiviteteve në rritje në natyrë.

Sipas një studimi nga Observatori FederSalus, që ka përfshirë 75 ekspertë midis tyre psikologë, mjekë që merren me dietat apo dietologë, simptoma e parë (67%) është lodhja kronike, e ndjekur nga një nervozizëm i madh (56%) dhe një kapacitet të pakët përqendrimi (46%). Sipas ekspertëve, luhatjet e vazhdueshme të temperaturave, tipike me fillimin e pranverës dhe lodhjet e akumuluara gjatë dimrit, ndihen pikërisht me ardhjen e sezonit të ri.

Ja atëherë si të hiqni “lodhjen pranverore”, me disa hapa të thjeshtë, duke filluar me tipin e dietës që duhet ndjekur:

1) Pini të paktën 2 litra ujë në ditë: hidratimi i trupit ndihmon për të eliminuar toksinat e grumbulluara gjatë dimrit, ndërsa ndihmon për të përballuar sa më mirë ndryshimet e temperaturave.

2) Evitoni ushqimet me shumë kalori: rrisin ndjenjën e lodhjes, duke e bërë atë më të gjatë dhe tretjen më të vështirë. Janë të preferueshme ushqimet e lehta, por të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. 

3) Angazhohuni me aktivitete fizike, mundësisht jashtë në natyrë: nëse koha e lejon, është e dobishme që të rifilloni gradualisht aktivitetin fizik, duke iu dedikuar 30 minuta në ditë, duke filluar edhe me një shtriqje të lehtë. 

4) Akomodoni nevojat e gjumit: fiziku, mbi të gjitha me zgjatjen e ditëve, është i nevojshëm pushimi i duhur, kështu që është mirë që të mos e ekzagjeroni me aktivitetet gjatë ditës dhe gëzohuni pushimeve të shkurtra.

5) Zgjidhni një veshje të përshtatshme: i ngrohti i parë mund të sjellë lodhje edhe për shkak të llojeve të veshjeve që veshim. Gjithmonë është mirë që të visheni me shtresa, në mënyrë që të përballoni më mirë ndryshimet e temperaturës që ndodhin në të njëjtën ditë. Në disa raste ju mund të merrni disa vitamina shtesë, që mund të ndihmojnë për të përballuar më efektivisht fillimin e pranverës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button