Shqipëri, 45-vjeçari pedofil para Gjykatës

45-vjeçari pedofil i akuzuar për vrasjen e një fëmije dhe abuzim me të mitur do të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës, ku do t’i caktohet edhe masa e sigurisë. 

Ardian Prrenjasi është emri i cili ka sjellë një reagim të ashpër nga gjithë opinioni publik në ditët e fundit. 

Ndërkohë policia pritet të rinisë kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela, të cilin monstra ka deklaruar se e ka hedhur atje.

Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e së dielës Ardian Prrenjasin.

Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Lajme të ngjashme

Back to top button