Gruevski vizitoi Berovën, Cërvenkovski ishte në Veles

Të punuarit sot për nesër përfundoi me largimin e LSDM-së, vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruveski në tubimin e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” mbrëmë në Berovë.

Banorëve të Berovës u porositi se kryetari aktual i komunës së Berovës Dragi Naxhiski për të cilin “Koalicioni për një Maqedoni më të mirë” përsëri kërkon besim, nuk do të mund të punojë nëse nuk votohet edhe lista për këshilltarë. Në katër vitet e kaluara sipas Gruevskit, Naxhiski e ka përmbushur programin dhe realisht nuk ka kundërkandidat në këto zgjedhje.

Në tubimin në Berovë fjalim mbajtën Kandidati për kryetar komune  të Berovës Dragi Naxhiski dhe Vladanka Aviroviq  nga Partia Socialiste dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Predrag Monev.

Cërvenkovski në Veles:deri sa udhëhiqej nga ne ishte komuna më e suksesshme në Maqedoni

“Lidhja për ardhmërinë” opozitare mbrëmë në tubimin në Veles kërkoi mbështetje për kandidatin e tij për kryetar komune Ace Kocevski dhe për listën për këshilltarë.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski theksoi se në periudhën deri para katër vjetëve derisa Kocevski ishte kryetar komune i komunës  së Velesit, ajo ka qenë komuna më e suksesshme në Maqedoni.

Duke i prezantuar planet e tij për zhvillimin e Velesit, Kocevski tha  se nëse e fiton besimin nga banorët e Velesit funksionin do ta ushtroj me nder dhe me përgjegjësi dhe do të jetë kryetar komune për të gjithë.
Mbështetje për kandidatin Kocevski kërkuan edhe liderët e partive të tjera politike nga Unioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button