Fule sot në Prishtinë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, do të vizitojë sot Prishtinën. Kjo vizitë vjen përpara një raund tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. 

Fule një ditë me parë në Beograd ka përshëndetur “dinamike e re”, të dialogut Kosovë-Serbi, por ka deklaruar se Beogradi, duhet të vazhdojë të përmirësojë mardhëniet me Kosovën, nese ajo deshiron të vendos një datë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Fule tha po ashtu se Serbia duhet të “intensifikojë” reformën në gjyqësore, në luftën anti-korrupsioni e të tjera.

Kurse, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se Serbia “ka bërë shumë dhe se është e gatshme për të bërë shumë më tepër.” /REL

Lajme të ngjashme

Back to top button