Osmani: Lehtë bëhet dallimi, RDK ofron progres

“Në këto zgjedhje detyra juaj është e lehtë, zgjedhja është e lehtë. Ju e dini se për kë do të votoni , sepse lehtë mund të bëni dallimin mes progresit të cilin e ofron RDK-ja dhe gënjeshtrave të BDI-së”, deklaroi lideri i RDK-së, Rufi Osmani në tubimin me simpatizantët e partisë së tij në fshatin Çegran. 

Osmani në fjalimin e tij në sallën e sportit në Çegran, premtoi investime me vlerë prej rreth 20 milionë euro, të cilat do të realizohen në katër vitet e ardhshme.

Duke i kritikuar oponentët e tij politik, të cilët në fjalimet e tyre kanë porositur se vota e RDK-së është votë e Nikolla Gruevskit, Osmani me kundërpërgjigje se pikërisht Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti janë ata që bashkëpunojnë me të.

Para banorëve të shumtë të fshatit Çegran foli edhe kryetari i RDK-së dega në Gostivar – Afrim Iljazi.

“RDK meriton të votohet sepse ka kuadro profesionalë dhe të dëshmuar, të cilët dinë të menaxhojnë dhe administrojnë komunat për një jetë më cilësore për qytetarët. Ne edhe në nivelin qendror kemi dëshmuar se si duhet të mbrohen shqiptarët dhe cili duhet të jetë roli i deputetit në pushtetin ligjdhënës”, deklaroi Iljazi. 

Dy deputetët e RDK me fjalimet e tyre dëshmuan se vlejnë më shumë se 120 deputetët e Parlamentit të Maqedonisë”, theksoi Iljazi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button