Salihamidzic: Vetëm Barca më e fortë se Juve

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, mendon se vetëm Barcelona ka skuadër më të mirë se Zonja e Vjetër.

Lideri i Serie A do të luajë përballë liderit të Bundesligas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa boshnjaku i konsideron Bianconerët favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

“Barcelona është mbi çdo ekip tjetër. Në vendin e dytë, sipas meje, është Juve”.

“Bayerni duhet të shfaqë paraqitje kulmore në të dyja ndeshjet. Do të dëshiroja një kundërshtar më të lehtë në këtë fazë, nuk ka mundur të jetë më vështirë se kaq”.

“Juventusi ka shkëlqyer në dy vitet e fundit, ata vështirë humbin ndonjë ndeshje”, ka deklaruar 36-vjeçari për Bild.

Lajme të ngjashme

Back to top button