Shqipëri, Parlamenti votoi ndërrimin e emrit të komunës nga Liqenas në Pustec

Me 121 vota ‘pro’ mazhoranca dhe opozita në Shqipëri i kanë dhënë sot miratimin ndryshimit të emrit të Komunës Liqenas, në Pustec. Pavarësisht se në komisionin e ligjeve opozita u shpreh kundër ndërhyrjes në ligjin për ndarjen e administrative, duke e lidhur atë me zgjedhjet, ata dhanë votën e tyre pro në Kuvend. 

Kërkesa për ndryshimin e emrit, dhe kthimin e tij në Pustec, u bë nga vetë banorët e kësaj zone të banuar nga komuniteti maqedonas.

Zona e banuar nga komunitet maqedonas, tashmë do të gëzojë emrin e saj të 40 viteve më parë, Pustec. Minoriteti maqedonas nëpërmjet një peticioni iu drejtua pushtetit vendor, më pas 4 deputetë të zonës e përcollën çështjen në Kuvend, peticion i cili u rrëzua 4 vite më parë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button