Prishtina për asociacionin, Beogradi për rajonalizimin

Prishtina ofron kompetencat për asociacionin e komunave serbe, kurse Beogradi shkallën e autonomisë për veriun. Këto pritet të jenë pozicionet e palëve para takimit të radhës ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic, më 20 mars në Bruksel.

Në këtë vijë, ishte edhe prezantimi i një draft-dokumenti nga gazeta “Blic” e Beogradit ku thuhej se palët janë marrë vesh për rajonalizimin e veriut si një territor autonom evropian, përbrenda Kosovës, shkruan “Tribuna”.

Por, ky dokument u përgënjeshtrua nga zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe u tha se nuk ekziston.

Kurse burime ndërkombëtare në Prishtinë, i kanë thënë gazetës se një draft i ngjashëm ka ekzistuar para nisjes së dialogut në nivel politik, diku në qershor apo korrik të vitit të kaluar.

Por, sipas të njëjtave burime, i njëjti draft është hedhur poshtë me 10-11 pikat e Brukselit, mbi bazën e të cilave më pas shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, nisi ndërmjetësimin e takimeve në nivel kryeministrash midis Kosovës dhe Serbisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button