Futbollistët e Renovës sulmohen nga tifozët e Bregallnicës

Një incident i padëshiruar ka ndodhur sot në Shtip, ku u përballën skuadrat e Bregallnicës dhe Renovës në kuadër të ligës së pare futbollistike në Maqedoni, njofton sportefe.

Një tifoz i Bregallnicës pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës dhe ka goditur me shqelm mesfushorin e Renovës Burim Sadiki. Më pas ka re reaguar portier Zendeli dhe futbollistët e tjerë të Renovës të cilët janë përballur me tifozët e Bregallnicës.

Në stadiumin e qytetit në Shtip ishin të pranishëm afro 1500 tifozë, ndërsa takimi përfundoi me rezultat të barabartë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button