Kf Gostivari ndalet në Vrapçisht

Në ndeshjen e mbetur të javës së 18 të kampionatit futbollistik në ligën e dytë të Maqedonisë skuadra e Vrapçishtit ndali hovin e skuadrës së Gostivarit duke barazuar me rezultat 1-1.

Futbollistët e Gostivarit të parët kaluan në avantazh në minute e 5 të takimit me çka përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e ashpër ndërsa ishte minuta e 80 ajo vendimtare kur futbollistët vendas barazuan rrezultatin në 1-1.

Me këtë barazim Gostivari barazohet me skuadrën e Euromilk në vendin e pare të tabelës duke grumbulluar gjithsej 37 pikë, ndërsa e treta është skuadra e Makedonija Gj.P me  36 pikë të tubuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button