James Berisha ‘fluturon’ drejt Google Play

Një fluturim i vetmuar anembanë botës mund të jetë ëndërr e gjithkujt, por për James Berishën nga Kosova, fluturimi rreth botës ishte një detyrë patriotike ku me aeroplanin e tij Cessna 172 ka kaluar mbi 97 shtete të botës duke kërkuar njohjen e vendit të tij.

Ai madje u zu edhe si i burgosur në Eritre për disa muaj me radhë, duke u konsideruar si spiun edhe pse në fakt ai vetëm po vazhdonte misionin e tij.

Por së fundi misioni i tij duket se po merr një zhvillim krejt tjetër drejt botës dixhitale, falë punës së Arian Dedajt, që ka sjellë në Google Play lojën e quajtur “James Adventure” – Please Recognize the Independence of Kosovo” dhe që bazohet rreth misionit të James për të sjellë njohje të reja të Kosovës e për të falënderuar ato që e kanë njohur deri më sot.

James Adventure, një titull që nisi si koncept gjatë AppCamp Kosovo 2012, mund të shkarkohet në nga Google Play, dhe pasi të instalohet në tablet apo smartphone në Android, aventura mund të nisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button