Haradinaj- Në veri kemi ngecur 13 vjet

Ajo çfarë kërkon AAK-ja në procesin e dialogut është që Prishtina ta shtrijë juridiksionin e saj në veri të vendit, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke potencuar se Kosova ka ngecur tash 13 vjet në veri.

I ftuar në emision “Debat” të RTK-së Haradinaj ka folur për pjesëmarrjen e AAK-së në procesin e dialogut me Serbinë, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja, e të cilin e ka quajtur si shumë të rëndësishëm, andaj nuk e ka parë të udhës sabotimin e Qeverisë përderisa tema e shtrirjes së pushtetit të Kosovës në gjithë territorin e vendit, është më e rëndësishme se interesi i partisë.

“Procesi është bukur i shpejtë dhe së shpejti do të dijmë edhe epilogun e këtij procesi. Imagjinojeni situatën nëse ne ishim marrë me vetveten qoftë me bllokim të jetës institucionale. BE-ja e kish ftu Serbinë që me vazhdu rrugën e vetë integruese me arsyetimin se Kosova s’është kurrkund dhe ne ajo që po synojmë me nxjerrë është shtrirja e juridiksionit të Kosovës në veriun e vendit”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të çonte kah një njohje e ndërsjellë.

Sipas tij, duke ditur se BE ka një kornizë për normalizimin e rajonit, të mbështetur edhe nga SHBA-të, andaj atë që po bën ai si lider dhe AAK-ja është që ta nxjerrë pjesë që mund ta nxjerr Kosova në këtë etapë./Portalb/telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button