Maqedonia në vendin e tretë në mesin e vendeve më mikpritëse për turistët

Maqedonia me 6,7 pikë, ndodhet në pozitën e tretë të listës së vendeve më mikpritëse në botë për turistë, bashkë me Marokun, Austrinë dhe Senegalin, njofton CNN-i.

Në listën, që në fillim të muajit e publikoi Forumi ekonomik botëror, në rangun e përgjithshëm të vendeve më mikpritëse në vendin e parë është Islanda, me 6,8 pikë, ndërsa në vendin e dytë Zelanda e Re me po aq pikë.

Në raportin për konkurrencën e vendeve turistike në vitin 2013 hynë 140 vende nga e mbarë bota.

Njëra prej gjërave kryesore në analizën e gjerë ishte kategoria “raportet e qytetarëve ndaj turizmit”.

Në pozitën e gjashtë ndodhet Portugalia me 6,8 pikë, aq sa kanë edhe BeH-ja, Irlanda dhe Burkina Faso, shkruan CNN-i.

Listën me vende më pak mikpritëse e kryeson Bolivia me 4,1 pikë. Pas saj pasojnë Venezuela, Rusia, Kuvajti, Irani, Pakistani, Sllovakia, Bullgaria dhe Mongolia në pozitën e fundit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button