Pogba: Dua të luaj për Francën

Mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares franceze.

Lojtari i cili ka shënuar 5 gola në Seria A, mendon se ka arritur nivelin e duhur për tu thirrur nga trajneri Didier Deschamps.

“Po bëj gjëra të mira këtë sezon. Kam luajtur 20 ndeshje dhe kam shënuar 5 gola. Seria A nuk është kampionat i lehtë dhe për këtë jam i lumtur. Tani jam në pritje të një telefonate nga trajneri i kombëtares. Po punoj shumë për të arritur gjëra të mëdha me Juven dhe për të fituar një vend në kombëtare,” shprehet Pogba.

Lajme të ngjashme

Back to top button