Gjykatësit nuk vendosën për Lustrimin, dhanë dritë jeshile ai ende të zbatohet

14.00 Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme vendosi se duhet të mbahet shqyrtim plotësues për çështje relevante për iniciativën për shqyrtimin e kushtetushmërisë së Ligjit, të parashtruar nga Komiteti i Helsinkit dhe Stamen Filipov. 

Shumica e gjykatësve e refuzuan edhe propozimin e Kryetarit të Gjykatës për sjelljen e vendimit të përkohshëm me të cilin do të pengohej zbatimi i Ligjit për lustrim derisa të sillet vendimi përfundimtar.

Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese kërkoi mendim nga Komisioni i Venedikut në lidhje me dispozitat e ligjit, të cilat sipas iniciatorëve të shqyrtimit, i rrezikojnë të drejtat e njeriut.

Komisoni i Venedikut në dhjetor të vitit të kaluar e bëri publik vendimin e tij se Ligji nuk është në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës në pjesën e periudhës kohore dhe përfshirjes së personave.

*************************************************************************************

11.00 Sipas paralajmërimeve, pritet që sot Gjykata Kushtetuese të debatojë për Ligjin për Lustrim.

Ligji për Lustrim për të tretën herë do të gjendet para Kushtetueses, ai përmban dispozita të cilat sipas ekspertëve, shkel të drejtat e njeriut. 

Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë për të drejtat e njeriut dhe avokati Stamen Filipov në shtator të vitit të kaluar kanë dorëzuar iniciativë deri te Gjykata kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 13 dispozitave nga Ligji për lustrim, i miratuar në qershor të vitit të kaluar 2012. 

Për herë të parë ky ligj u miratua në vitin 2008, në bazë të tij deri më tani Komisioni për Verifikimin e Fakteve (KVF)  i cili udhëhiqet nga Tome Axhiev shumë persona ka shpallur bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, mes tyre dhe shqiptarë.

Nga opozita maqedonase por edhe ndërkombëtarët ky ligj është vlerësuar si mjet i partisë maqedonase në pushtet për hakmarrje dhe qërim hesapesh politike.

Për disa nga “kodoshët” Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Komisionit për Verifikimin e Fakteve (KVF) duke vërtetuar se ata persona nuk kanë qenë spiunë.

Disa intelektualë paralajmëruan padi penale për presidentin Gjorge Ivanov dhe 35 deputetëve që votuan ligjin e ri sepse sipas tyre këto kanë shkelur Kushtetutën. /portalb
 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button