Terim puth në ball të gjithë futbollistët

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, ka thënë se pas fitores 3-2 ndaj Schalkes, ai i ka puthur të gjithë lojtarët e tij në ballë nga gëzimi.

“I putha të gjithë lojtarët e mi në ballë. Është dashur të shënojmë më shumë gjatë pjesës së parë, sidoqoftë lojtarët e mi ishin të jashtëzakonshëm”.

“Kjo është një fitore e madhe për vendin sepse ne jemi në tetë ekipet e fundit të Ligës së Kampionëve”.

“Ndonjëherë luajmë mirë, ndonjëherë keq. Galatasaray ia arriti me përpjekjet e veta. Kërkova nga lojtarët që t’i markojnë kundërshtarët mirë dhe atë e bënë këtë. Ky ishte dallimi”, deklaroi Terim për NTVSpor.

Lajme të ngjashme

Back to top button