Meshkuj, mjekra mbron nga kanceri i lëkurës dhe ngadalëson plakjen

Mjekrat kanë efekt të dobishëm në shëndet, veprojnë si njëfarëlloj izolatori dhe mbrojnë nga dhimbja e fytit dhe djegiet nga dielli, ndërsa lehtësojnë edhe astmën, të cilën e nxisin grimcat e polenit.

Trendi i mjekrës është kthyer dhe mjekrën e rritur e mbajnë edhe shumë yje hollivudiane, si Ben Affleck, George Clooney, Hugh Jackman dhe Joaquin Phoenix.

Po ashtu rrezet UV tri herë më pak depërtojnë në lëkurën e qimeve të rritura sesa te meshkujt pa mjekër, shkruan “Daily Mail”.

Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Astma. – Meshkujt me asmë, të cilën e shkakton poleni, pohojnë që mustaqet dhe mjekra ua zvogëlojnë simptomat. Mustaqet parandalojnë që grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, pohon Carol Walker nga qendra për trikologji në Birmingham.

Disa ekspertë nuk pajtohen me këtë teori, kështu që thonë që mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha të polenit, të cilat janë grumbulluar mund të nxisin reaksion të rrezikshëm alergjik.

Plakja. – Qimet në fytyrë mbrojnë lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalësojnë plakjen. Ato parandalojnë humbjen e lagështisë dhe lëkura është vazhdimisht e hidratuar. Nëse aplikoni krem në lëkurën nën qime, lëkura më gjatë do mbajë lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe.
Po ashtu meshkujt kanë lëkurë më të trashë sesa femrat, e cila është më rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, ka shtuar ai.

Kolla dhe dhimbja e fytit. – Mjekra e cila shtrihet nëpër qafë krijon shtresë mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si izolator i llojit të vet dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, ka shtuar Walker.

Lajme të ngjashme

Back to top button