Greqi, arratiset një 22-vjeçar shqiptar nga komisariati i Lamias

Një i ri shqiptar ka mundur të arratiset nga komisariati i Lamias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ku 22-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është arratisur nga komisariati përmes dritares së godinës.

Mësohet se i riu shqiptar ishte arrestuar nga policia greke pasi akuzohej për një seri grabitjesh në zonën e Lamias.

Ndërkohë policia greke ka rrethuar gjithë zonën dhe po vijon kërkimet për kapjen e të riut shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë të arratisen nga institucionet e policisë apo nga ato të vuajtjes së dënimit. Vetëm disa ditë më parë 11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas në Greqi për të mos përmendur këtu edhe arratisjen spektakolare në 2009-ën të Alket Rizait./Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button