Rreth 19 mijë viktima nga TEC-et e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit

Ndotja nga termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar afërsisht 19 mijë viktima në Europë përgjatë tri viteve të fundit, sipas përllogaritjeve të një raporti të ri, raporton EN.

Gjysma e tyre është shënuar në vendet e unionit si Italia, Rumania dhe Hungaria, shkruan raporti i CEE Bankwatch Network dhe Qendrës për Hulumtime mbi Energjinë dhe gjendjen e Ajrit të Pastër.

Ndotja vjen nga termocentrale të cilët tejkalojnë limitet ligjore të ndotjes, apo të orëve të punës, në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Autorët argumentojnë se përtej kostove shëndetësore, BE ka mbi vete një përgjegjësi tjetër pasi është importuese neto e energjisë së prodhuar në rajon.

Edhe pse elektriciteti që importon është një fraksion shumë i vogël i energjisë që përdor në total, prodhimi i energjisë elektrike tek këto termocentrale ka një ndikim të madh mbi ndotjen.

Sipas raportit, gjenerimi i energjisë në këto vende ka rreth 300 herë më shumë dyoksid sulfuri se në BE.

Dyoksidi sulfurit, ose SO2, është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, me një ndikim të konsiderueshëm mbi shëndetin.

Rryma që vjen nga Ballkani Perëndimor përbën vetëm 0.3 për qind të energjisë që konsumon BE, por meqë prodhimi ka një përqendrim kaq të lartë të SO2, emetimet e këtij 0.3 për qindëshi janë të barabarta me gjysmën e emetimeve të SO2 nga gjithë termocentralet e BE në 2020.

Dhjetëra mijëra vdekje që mund të ishin parandaluar

Në raportin “Comply or Close”, përkthyer si “Bindu ose Mbylle”, hulumtuesit kanë përdorur një lloj metodologjie të ngritur mbi studime shkencore për të përllogaritur raportin midis rritjes së rrezikut të vdekjes kur ka përqendrim më të lartë të ajrit të ndotur.

Raporti zbuloi se kishte afro 19 mijë vdekje nga 2018 në 2020 si pasojë e e termocentraleve të qymyrit në Ballkanin Perëndimor. Më shumë se gjysma e tyre, (10,800) ishin në vendet e BE.

Rreth 30 për qind ishin në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër në vendet fqinje jashtë BE.

Rritja e ndotjes gjatë pandemisë

Me logjikë të thjeshtë, emetimet duhet të ishin ulur gjatë pandemisë për shkak të reduktimit të aktiviteteve ekonomike, por nuk ndodhi ashtu, sipas raportit i cili sugjeron se në fakt ndodhi e kundërta.

Këto termocentrale janë në Planet Kombëtare të Reduktimit të Emetimeve (NERP) të këtyre vendeve, plan i cili i lejon të vazhdojnë të operojnë centrale të ndërtuara përpara 1992 deri në 2027 – por nën kushte të rrepta, përfshi këtu numrin e orëve të tyre të punës (20 mijë në vit).

Në 2018 dhe 2019, sipas raportit, termocentralet emetuan rreth 6 herë më shumë dyoksid sulfuri nga masa e lejuar, ndërsa në 2020 rreth 6.4 herë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button