Presidenti Nishani dekreton disa ligje të rëndësishme

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot disa ligje të rëndësishme të miratuara së fundi në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i shtetit dekretoi shpalljen e ligjit “Për planifikimin e territorit”, të ligjit “Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, të disa ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”.

Po ashtu, Presidenti dekretoi dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin dhe ndërtimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll”./BalkanWeb/

Lajme të ngjashme

Back to top button