Tarçullovski, NATO dhe çnderimi i shtetit

Gjendja e opinionit në ndonjë vend pas ndonjë ngjarje të madhe siç janë zgjedhjet shpesh ngjason me një shtëpi në të cilën është bërë ndonjë ndodhi e madhe, dasmë ose vdekje. Kjo pasi pas atyre ndodhive ndodh që të ketë ndodhi të tjera të mëdha, e që shkaku i të parës të mbeten të pashënuara si të mëdha ose të mos trajtohen si të tilla. 

Një kësi ndodhie në Maqedoni ishte pritja me solemnitet dhe para shtetërore të një krimineli lufte, me vendim të gjyqit ndërkombëtar. Vrasës ky i disa shtetasve shqiptarë të cilët ishin, kurse familjet dhe populli i tyre ende janë edhe shtetas dhe taksapagues i të njëjtit shtet. Kjo ngjarje e evidentuar edhe në shtypin botëror sigurisht që shkaktoi indinjatë të madhe dhe me pasoja të mëtejshme, ndër shqiptarët e këtushëm. 

Akti i këtillë ishte një kidnapim dhe përdhunim klasik i shtetit nga një grup politik, në emër të një bashkësie të tërë etnike. Heshtja në masë të madhe e përfaqësuesve politik tjerë të kësaj shumice etnike, përfshirë këtu intelektualët, shoqërinë civile bile edhe organizatat për të drejtat e njeriut, e bën që ky akt nga shqiptarët të trajtohet si mbyllje e syve dhe aprovim i një përdhunimi, që ata krejt si duket e shohin vetëm si përdhunim brendafamiljar, që ky grup ia bën shtetit. E gjithë kjo, para syve të pjesës tjetër të qytetarëve që vazhdojnë ta mbajnë dhe garantojnë po këtë shtet: shqiptarët dhe jomaqedonasit tjerë.

Kur këtyre vendimeve politike nuk i jepet përgjigje politike nga ana e përfaqësuesve politikë shqiptarë, pasi opozita është “e zënë” me mosdhënie të dorëheqjeve kurse faktori politik, fitues në këto zgjedhje, me festime dhe fjalime ndaj analistëve (?!), atëherë mbetet që opinionin tua trajtojnë psikoanalistët. Me shpresë se ashtu disi, nëpërmjet një psikanalize do mund të kuptohet shqetësimi nga ky akt i përdhunimit të kryer mbi Maqedoninë, edhe këtë herë.
Të përkujtojmë vetëm atë se Maqedonia në këtë shembull nuk është një kësulkuqe që i ndodh përdhunimi duke shkuar te gjyshja, pasi nuk ka më gjuetar që e shpëton nga ujku. As një vajzë e bukur të cilës çnderimin ia kanë bërë fqinjët ziliqar e agresiv. Ajo ishte edhe mbetet viktimë e një përdhunimi të brendshëm. Përdhunim të cilin me insistim dhe në vazhdimësi, me deklarata publike e arsyeton njëra palë, siç ishte rasti me deklaratat e ministreshës për punë të brendshme të Maqedonisë e cila krenohej me këtë pritje solemne shtetërore.

Munguan deklarata dhe qëndrime politike nga pala tjetër, njashtu esencialisht e rëndësishme për ekzistimin dhe mbarëvajtjen e po kësaj Maqedonie; shqiptarët. Për atë se, çka pas këtij çnderimi, që iu bë shtetit. E tëra që mund të ishte si një përgjigje ishte një opinion i liderit të BDI, me titull “Koha për NATO”. Por, publikuar në gazetën që e para kishte botuar disa falsifikate dhe ofendime për të njëjtin njeri, para disa viteve. Pa kërkuar ende falje, asnjëherë, për këtë gjë.

Por kjo nuk është përgjigje pasi NATO ka edhe kritere politike që nuk përmbushen me votues prej Pusteci dhe as me falsifikate zgjedhore të vërtetuara, si ai në rrethin e parë në Çair. 
Për më tepër çnderimi brendafamiljar nuk mund të trajtohet as me ndryshimin e emrit as bile edhe me operacione plastike pasi kjo thirrje, në këtë rast është vetëm një “ejani të shkojmë, te daja”, por edhe dhunuesi është po me neve dhe po me Maqedoninë të cilën disa herë, ja kështu me radhë e përdhunon.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk
Të drejtat e publikimit i kanë vetëm © Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button