Ashton do vizitojë Tiranën

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Europian, Katherine Ashton, zhvillon një udhëtim këtë javë në disa vende të Ballkanit. 

Sipas një komunikate për shtyp, Ashton nis vizitën e saj në rajon në Mal të Zi, për të vijuar turin në Shqipëri dhe në Maqedoni.

”Udhëtoj në Ballkan për të përforcuar angazhimin e BE-së ndaj perspektivës europiane të rajonit. Do të inkurajoj liderët në rajon të vazhdojnë procesin e reformave dhe të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shpjegon shkurt në deklaratën publike shefja e diplomacisë europiane.

Në programin e udhëtimit të Ashton në rajon nuk përfshihen për momentin Prishtina dhe Beogradi, ndërsa në komunikatë për shtyp thuhet se për vizita apo ndalesa të tjera do të njoftohet në një fazë të mëvonshme./Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button