Beyonce me 15 prill, koncert në Beograd

Banorët e ndërtesave në afërsi të arenës në Kombak në Beograd ditët e fundit po përjetojnë torturë të vërtetë për shkak të koncertit të Beyonce,që do të mbahet më 15 prill,shkruan gazeta serbe “Kurir”. Organizatorët e spektaklit para dy ditësh kanë ngjitur fletushka nëpër hyrje të ndërtesave të cilëve u kërkohet banorëve që ti heqin automjetet nga parkimi i tyre,sepse kjo hapësirë rrugore duhet të jetë e lirë.

“Është e tmerrshme që na shtyjnë t’i heqim automjete nga parkingu. Kanë ardhur këtu edhe yje të tjera botërore të këndojnë,por një situatë e tillë kurrë nuk ka ndodhur”,u shpreh një banor.

Beyonce ka arritur në Beograd me fluturim privat nga Londra. Bashkë më familjen,bashkëshortin Jay-Z dhe vajzën e tyre,ata do të vendosen në hotelin” Hayat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button