Policia në Dubai, me Lamborghini Aventador

Dubai njihet si oazë e luksit oriental, me rrokaqiejt dhe hotelet luksoze, që shumë vetë do t’i ëndërronin, pasi kryesisht janë ekskluzivitet i pasanikëve.

Por këtë herë luksi ka mbërritur deri tek policia, në parkingun e të cilës është shtuar një veturë e re, modeli i ri “Lamborghini Aventador”.

Makina në fjalë, që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 349 kilometra në orë, ka bërë parakalimin e saj në rrugët e qytetit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button