Një francez fitoi në lotarinë evropiane 26 milionë euro

Paris, 13 prill – Një qytetar i Francës ka fituar në lotarinë evropiane ‘Euro Millions’ 26 milionë euro, kurse sipas njoftimit të Lotarisë së Francës, kjo është premia e gjashtë e sivjetme e lotarisë evropiane që shkon në duar të francezëve.  

Fituesi fatlum ka realizuar preminë në lartësi prej 26 milionë e 259 mijë eurove, transmeton portali francez Atlantico.

Që nga themelimi i kësaj lotarie evropiane, në vitin 2004, gjithsej 79 qytetarë të Francës e kanë fituar preminë, të pasuar nga spanjollët (62) dhe britanikë (60 veta).

Lajme të ngjashme

Back to top button